Please enter at least 3 characters.

Parashikim: Liverpool - Roma

2018/04/Liverpool-getty-images.jpg
394:"MANCHESTER, ENGLAND - APRIL 10: l-r Alex Oxlade-Chamberlain, Andy Robertson, Roberto Firmino, Trent Alexander-Arnold, Virgil Van Dijk and goal scorer, Mohamed Salah of Liverpool celebrate the their first goal during the Quarter Final Second Leg match between Manchester City and Liverpool at Etihad Stadium on April 10, 2018 in Manchester, England. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images,)
18:"Laurence Griffiths

Anfieldi epik do të jetë dëshmitar i një shansi unik që e ka Liverpooli për kualifikim në finale. Por, gjithnjë është sfidë e vështirë përpara kur ke një skuadër italiane dhe këtë e dinë më së miri skuadrat angleze me traditë në Ligën e Kampionëve si Liverpooli.Vendi: Anfield Road, Liverpool
Koha: E martë, 24 prill, 20:45h

(Foto: Getty Images)

Lajmet rreth ekipeveLiverpooli

Jordan Henderson është në dispozicion pasi mungoi në ndeshjen e fundit të Ligës së Kampionëve dhe do të hyjë direkt në mesfushë.

Roberto Firmino, Andreë Roberton, Trent Alexander Arnold, Dejan Lovren dhe Alex Oxlade Chamberlain do të ftohen sërish në 11-shen startuese pasi u mbajt larg prej fushës në fundjavë.

Romë

Diego Perotti rikthehet në formacionin bazë pas një mungese tri javore, duke qenë kështu një përforcim për Romën në Angli.

Aleksandar Kolarov, Alessandro Florenzi, daniele De Rossi dhe Edin Dzeko do të kthehen në formacionin startues pasi u mbajtën në stol ndaj Spalit të shtunën.

Rick Karsdorp dhe Gergoire Defrel janë mungesat e vetme te romakët.

Jurgen Klopp - Eusebio Di Francesco (Getty Images)

Përballjet kokë më kokë

Top lojtarët

Fakte

Roma ka barazuar në pjesë të parë dhe ka fituar në fund të ndeshjes në tri ndeshjet e fundit ndaj Liverpoolit në të gjitha garat.

Liverpooli është i pamposhtur në 14 ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve.

Janë shënuar së paku tri gola në shtatë nga tetë ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve.

Liverpooli ka shënuar së paku dy gola në 7 nga 8 ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve.

Roma ka fituar tri ndeshejt ef undit ndaj Liverpoolit në të gjitha garat.

Foto: Getty Images

Analiza

Liverpooli ka mbajtur portën pa pranuar gol në secilën prej katër ndeshjeve të fundit në Ligën e Kampionëve, që është ecuria më e mirë në histori.

Roma ka humbur tri ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve e së fundmi u mposht nga Barcelona në Camp Nou. Pjesa tjetër është histori.

Liverpooli ka humbur dy nga tri ndeshjet e fundit në shtëpi ndaj kundërshtarëve italianë, por pritet që The Reds do të kenë epërsinë para duelit kthyes në kryeqytetin e Italisë.

Parashikimi: Liverpool 1-0 Roma /Telegrafi/