Please enter at least 3 characters.

Paraqitja mbresëlënëse ndaj San Marinos, Broja futet në formacionin më të mirë përkrah yjeve si Haaland, Depay e Griezmann

2021/09/240586523_4142468705852327_8256893438383796584_n-1.jpg

Armando Broja ka bërë një ndeshje të madhe për Shqipërinë, që ka mposhtur San Marinon me rezultat 5-0.

Kuqezinjtë morën një fitore me goleadë për të kaluar në pozitën e dytë të Grupit I për kualifikimet e Kampionatit Botëror ‘Katari 2022’.

Sulmuesi i talentuar, Armando Broja ka qenë i jashtëzakonshëm në këtë takim në 45 minuta që zhvilloi.

Trajneri Edoardo Reja e inkuadroi sulmuesin në minutën e 46-të në vend të Nedim Bajramit dhe ai e shpagoi besimin.

Anëtari i Southampton, shënoi një gol dhe bëri dy asistime duke u bërë lojtari më i vlerësuar te Shqipëria.

E në formacionin e bërë nga faqja e specializuar për vlerësimin e futbollistëve, Sofa Score, zënë vend edhe yje si Erling Haaland, Memphis Depay, Antoine Griezmann apo Miralem Pjanic. /Telegrafi/