Please enter at least 3 characters.

Paraqitja e mrekullueshme e James nuk mjafton, Lakers pësojnë nga Wizards

2022/03/GettyImages-1239343402-1024x683-1.jpg

Pas një fitore spektakolare ndaj Toronto Raptors, Los Angeles Lakers janë rikthyer te humbjet në NBA.

Skuadra nga Kalifornia ishte mysafire e Washington Wizards në Capital One Arena dhe ka pësuar me rezultat 127:119.

Lakers e nisën mirë ndeshjen, por gjatë kalimit të minutave e hupën epërsinë 15 pikëve që e patën më së shumti.

Kristpas Porzingis ishte më meritori për fitoren e Wizards me 27 pikë, tre kërcime e pesë asistime, derisa Caldwell-Pope kontribuoi me 18 pikë e 10 kërcime.

Tek Lakers vazhdon shkëlqimi i LeBron James, i cili ndaj Wizards e mbylli ndeshjen me 38 pikë, 10 kërcime e gjashtë asistime, por që nuk mjaftuan për fitore. /Telegrafi/