Please enter at least 3 characters.

Parandaloni pasoja të mëdha, mësoni se si përdoret bombola kundër zjarrit

2022/07/Mesoni-si-te-fikni-nje-zjarr-foto-per-lajm.png

Në raste të zjarreve, duhet të reagoni shpejt për të parandaluar pasoja më të mëdha.

Por, shumica prej neve edhe pse i posedojmë bombolat për të shuar zjarret nuk dijmë se si t'i përdorim ato.

Avni Ameti, shefi i Brigadës Zjarrfikëse të Tetovës për Telegrafi Maqedoni u ka treguar qytetarëve se si përdoret një bombolë, me të cilën mund të parandalojmë përhapje të zjarrit.

Fillimisht duhet të kontrollohet presioni i saj, pastaj të largohet siguresa dhe më pas të përdoret.

Shihni videon e plotë dhe mësoni se si përdoret bombola me gaz për të shuar zjarret.