Paragjellë ideale verore: Çorba më e shpejtë dhe më e shijshme me toptha!
15/06/2019
Një recetë ku shija dhe vlerat ushqyese janë bërë bashkë.Përbërësit:▪ 500 g domate të prera në kube për supë ▪ një lugë mëlmesa ▪ një qepë e vogël ▪ 60 g margarinë ▪ 200 g patate të zier dhe të ndrydhur ▪ 2 vezë ▪ 3 lugë miell ▪ kripë ▪ piper ▪ pak selinoPërgatitja:
Fërgoni qepën e grirë imët dhe shtoni në lugë miell dhe qitni domaten e prerë në kube me një litër ujë.
Përzieni mëlmesën dhe fletën e selinos dhe zieni 15 minuta.
Topthat bëhen në këtë mënyrë: tundeni margarinën, shtoni vezët, patatet, tri lugë miell dhe kripën.
Me lugë nxirrni topthat dhe lëshoni në çorbë, e cila vlon në zjarr të lehtë në mënyrë që të mos shpërbëhen topthat.
Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.


