Paradis hesht për spekulimet për ndarje
24/01/2012
Spekulimet flisnin për një ndarje të këngëtares franceze nga aktori i “Pirates of the Caribbean”, të cilët kanë dy fëmijë, ndërsa vet Paradis ka refuzuar të flasë për këtë në tapetin e kuq të premierës së filmit të saj të ri “Café de Flore”.
“E dini si, kur ha tri pemë, unë jam shtatzënë. Kur vizitoj një qytet, unë blej shtëpi. Në dimër unë ndahem, në verë unë martohem. Që 15 vitet e fundit unë po martohem çdo vit nga mediat. Dhe pos tjerash duhet t’u përgjigjem të gjitha këtyre spekulimeve”, u shpreh Paradis.


