Please enter at least 3 characters.

Para nisjes në Hagë, Krasniqi përcjell mesazhe përmes poezisë

2018/09/Jakup-Krasniqi-konference-foto-Ridvan-Slivova-13.jpg
14:"Ridvan Slivova

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, njëherësh ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ditë më parë ka njoftuar se është thirrur nga Gjykata Speciale për tu marrë në pyetje.

Krasniqi ka njoftuar publikisht se ka marrë ftesë nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë të paraqitet më 24 korrik 2019.

Ai nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka shprehur shqetësimin e tij përmes një poezie, të cilën e ka titulluar "Ikni ju, ne mos na ftoni".

Postimi i plotë:

IKNI JU, NE MOS NA FTONI!

A thua kush do të ishim ne sotPa ato jetë të shumta kazamateshS’e di as si do të flisnin sot disa Po të vazhdohej shikimi veç në hava!

A thua do të ishim këtu ku jemiPa të madhërueshmen tonë ÇlirimtareAjo që na liroi nga vargonjtë e robërisëPa të jo kurrë s’do t’i gëzoheshim Lirisë...A thua ç’gjuhë do të flitej këndejpariMohuesit e trimërisë jo s’e thonë kurrëAta i nënshtrohen çdo soji e çdo fareSe jetën e bëjnë besa vetëm për pare!A thua bastardët pyesin për politikëTek turrin e bëjnë vetëm për pasuriParazitë që jetojnë nën çdo robëriAshtu siç jetuan sa e sa nën Serbi!Epo, atë rrugë s’ua ndalim dotTë ikin sa më parë,madje që sotShqiptarët jo kurrë mos i ftoniIkni, kështu ju dua, mos hezitoni!Në rrugën e tradhtisë mos na ftoniRrugën e Lirisë me ÇlirimtaretPër jetë të jetëve s’do ta ndryshonimAto gjurmë të Jetës në Ne janë mishëruar!

Ndërsa, të premtën kryeministri Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje pasi Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim. E nga specialja për intervistim është ftuar edhe Bisilm Zyrapin, këshilltar i presidentit Hashim Thaçi si dhe disa ish-eprorë tjerë të UÇK-së./Telegrafi/