Please enter at least 3 characters.

Para ndeshje me Çekinë, Kane u ka thënë lojtarëve të Anglisë: Nëse ka fyerje raciste - largohemi nga fusha

2019/10/GettyImages-1172982484.jpg
233:"LONDON, ENGLAND - SEPTEMBER 07: Harry Kane of England looks on during the UEFA Euro 2020 qualifier match between England and Bulgaria at Wembley Stadium on September 07, 2019 in London, England. (Photo by Julian Finney/Getty Images)
12:"Getty Images

Republika e Çekisë do të jetë nikoqir i Anglisë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Ndeshja që fillon në ora 20:45, do të zhvillohet më 11 tetor në stadiumin ‘Sinobo Stadium’, e që ‘Tre Luanët’ shiheni si favorit.

Tammy Abraham ka zbuluar se Harry Kane u ka thënë atyre që në momentin që ndodhë ndonjë fyerje raciste ndaj lojtarëve të Anglisë, atëherë do të largohen nga fusha.

Tammy Abraham

“Nëse na ndodhë njërit prej ne fyerja raciste, na ndodhë të gjithë”, ka thënë sulmuesi i Chelseat.

“Harry Kane madje ka thënë se në momentin që ndodhë fyerja raciste, do të largohemi nga fusha së bashku”, ka thënë më tej sulmuesi i talentuar.

Abraham u ftua përsëri nga Gareth Southgate te kombëtarja angleze, pas formës së lartë që po kalon te Chelsea, duke shënuar tetë gola në tetë paraqitje. /Telegrafi/