Please enter at least 3 characters.

Paqueta mungon ndaj Brescias, thuhet se ka kërkuar largimin nga Milani

2020/01/Paqueta-Milan-e1579803010966.jpg
225:"MILAN, ITALY - DECEMBER 15: Lucas Paqueta of AC Milan in action during the Serie A match between AC Milan and US Sassuolo at Stadio Giuseppe Meazza on December 15, 2019 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)
12:"Getty Images

Lucas Paqueta nuk do të udhëtojë me Milanin për ndeshjen ndaj Brescias dhe raportet e mediave në Itali pretendojnë se ai ka kërkuar të lihet jashtë.

Braziliani arriti në San Siro një vit më parë, por është lidhur me një largim nga Rossonerët këtë dimër, pasi filloi vetëm tetë ndeshje në ligë këtë sezon.

Largimi i Paquetas thuhet se pritet të ndodh, pasi lojtari mungon për ndeshjen e kësaj jave në Serie A ndaj Brescia.

Sipas Sky Sport Italia dhe Calciomercato.com, Paqueta i kërkoi Stefano Piolit që ta linte atë jashtë skuadrës, që do të thotë se ai është duke pritur për një largim.

Në mesin e lojtarëve të zgjedhur për këtë lojë, është Ricardo Rodriguez, i cili është lidhur me një transferim në Fenerbahce.

Davide Calabria mungon ende, por Mateo Musacchio dhe Hakan Calhanoglu janë përfshirë në skuadër.

Ekipi i Milanit për ndeshjen ndaj Brescia: Begovic, A. Donnarumma, G. Donnarumma; Conti, Gabbia, Hernandez, Kjaer, Musacchio, Romagnoli, Rodriguez; Bennacer, Bonaventura, Calhanoglu, Kessie, Krunic; Castillejo, Ibrahimovic, Leao, Piatek, Rebic, Suso/Telegrafi/