Paqarada: FBK-ja së shpejti pjesë e Adriatik Ligës
“Përpjekjet tona nuk do të ndalen deri në ndërkombëtarizimin e plotë por krahas kësaj edhe të jemi pjesë e ligave tjera pos BIBL. Kundërshtimet nga serbët kanë qenë edhe kur ne kemi bërë kërkesë për Ballkan Ligë mirëpo ne ia arritëm synimit tonë. Unë besoj që së shpejti do të jemi edhe pjesë e ABA-së”, ka thënë Paqarada për Zërin.
“Nuk e di nëse do të ndodhë këtë vit pranimi në ABA, mirëpo përkushtimin tonë në këtë drejtim nuk do ta zmbraps asnjë kundërshtim nga kushdo qoftë. Realisht unë besoj që edhe serbët realitetin e kuptojnë por kundërshtimet i bëjnë për arsye se politika ende nuk është zhvesh nga e kaluara”, shtoi ai.
Sipas sekretarit Paqarada, tani më janë pjekur kushtet që FBK të pranohet në ABA. “Realisht mendoj se janë pjekur kushtet që kjo të bëhet realitet pasi që kundërshtim të momentit bëjnë vetëm klubet nga Serbia ndërsa të tjerat nuk e bëjnë një gjë të tillë. Ne na mbetet që të punojmë në drejtim të organizmit të mirëfilltë të klubeve që prezantimi të jetë i denjë në çdo aspekt”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/


