Papagalli 32-vjeçar hyn në Guinness si më i vjetri në botë
28/06/2026
Papagalli Spoods në Karolinën e Jugut u emërua zyrtarisht si më i vjetri në botë në moshën 32 vjeç e 86 ditë.
Guinness konfirmoi se zogu i Amanda Beth, është papagalli më i vjetër që jeton.
Beth tha se Spoods ishte 3 vjeç kur nëna e saj ia dhuroi në vitin 1997.
Ajo tha se papagalli nuk është aq llafazan sa më parë, por prapë përshëndet çdo mëngjes.
Papagallët zakonisht jetojnë 15-20 vjet në robëri. /Telegrafi/


