Please enter at least 3 characters.

Panucci e lë jashtë listës, Lenjani: Çuditërisht nuk jam ftuar nga Kombëtarja

2019/03/GettyImages-539403182.jpg
262:"LENS, FRANCE - JUNE 11: Ermir Lenjani of Albania shows dejection after his team's 0-1 defeat in the UEFA EURO 2016 Group A match between Albania and Switzerland at Stade Bollaert-Delelis on June 11, 2016 in Lens, France. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
12:"Getty Images

Ermir Lenjani është duke kaluar nëpër një formë të mrekullueshme me Sionin në Superligën e Zvicrës.

Alo i majtë ka shkëlqyer këtë edicion me gola e asistime me fanellën e skuadrës së madhe zvicerane Sion.

Por paraqitjet e tij duket se nuk i ka vërejtur apo nuk i kanë lënë përshtypje trajnerit të Kombëtares shqiptare, Christian Panucci.

Tekniku italian nuk e ka ftuar Lenjanin për dy ndeshjet e muajit mars që Shqipëria i zhvillon ndaj Turqisë dhe Andorrës.

(Foto: David Rogers/Getty Images/Guliver)

Ka qenë vetë Lenjani që nëpërmjet një postimi në Instagram ka reaguar për mos ftesën nga Kombëtarja shqiptare.

“Çuditërisht nuk jam ftuar për ndeshjet e muajit mars nga Kombëtarja”, ka shkruar Lenjani në InstaStory.

Ky edicion është një nga më të mirët për mbrojtësin anësor të Kombëtares, që më shumë se sa në pozicionin e tij natyral, ka luajtur si mesfushor i avancuar te Sion.

Kështu Lenjani ka shënuar tre golat në kampionat, ndërsa ka bërë edhe shtatë asistime mes kampionatit dhe Kupës. /Telegrafi/