Please enter at least 3 characters.

Pantina: Miratohet kërkesa e PSD-së për uljen e pagave për zyrtarët e lartë politikë

2018/01/Shqip-shqipe.jpg

Deputetja e PSD-së, Shqipe Pantina ka thënë se është miratuar kërkesa e PSD-së për uljen e pagave të zyrtarëve të lartë politikë.

Përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ulja e pagave për zyrtarët e lartë politikë dhe rritja e pagave për punonjësit e tjerë të sektorit publik, kontribuon në zvogëlimin e pabarazisë shoqërore.

Postimi i plotë:MIRATOHET KËRKESA E PSD-së PËR ULJEN E PAGAVE TË ZYRTARËVE TË LARTË POLITIKËKërkesa e Partisë Socialdemokrate për uljen e koeficientit, përkatësisht uljen e pagave për pozitat e larta drejtuese nga 12 në 10 është miratuar edhe nga anëtarët e tjerë të Komisionit për administratën publike. Ulja e pagave për zyrtarët e lartë politikë dhe rritja e pagave për punonjësit e tjerë të sektorit publik, si për atë të shëndetësisë, kontribuon në zvogëlimin e pabarazisë shoqërore./Telegrafi/