Please enter at least 3 characters.

Pamjet e Haaland dhe princeshës norvegjeze pushtojnë rrjetet sociale pas fitores ndaj Brazilit

Erling Haaland u takua me Princeshën Ingrid Alexandra në dhomat e zhveshjes pas fitores së Norvegjisë ndaj Brazilit, rezultat që i siguroi ekipit kualifikimin në çerekfinale.

Princesha, e cila është trashëgimtarja e fronit norvegjez, vizitoi futbollistët së bashku me vëllanë e saj, Prince Sverre Magnus.

Haaland e priti pa fanellë, e përshëndeti me një shtrëngim duarsh, e përqafoi dhe shkëmbeu disa batuta me të.

Pamjet e takimit u publikuan në rrjetet sociale dhe tërhoqën vëmendjen e tifozëve, duke u shpërndarë me të madhe në internet.

Ingrid dhe vëllai i saj ndodheshin në Shtetet e Bashkuara si përfaqësues të familjes mbretërore, pasi nëna e tyre, Mette-Marit, nuk mundi të udhëtonte për shkak të një operacioni në mushkëri.

Princesha është vajza e trashëgimtarit të fronit, Haakon dhe konsiderohet mbretëresha e ardhshme e Norvegjisë.

Në Norvegji, ashtu si në Mbretërinë e Bashkuar, monarku ka një rol kryesisht ceremonial dhe nuk merr pjesë në marrjen e vendimeve politike. /Telegrafi/