Please enter at least 3 characters.

Pamje të momentit kur 23-vjeçari tentoi grabitjen në Shkozë me pistoletë lodër

Policia e shtetit ka publikuar pamjet, kur i riu me inicialet K.Y., 23 vjeç, tentoi të vjedhë një subjekt për tranferta parash në zonën e Shkozës.

Autori i kërcënoi punonjësit me një pistoletë lodër, por nuk ia doli të arrijë qëllimin, duke rënë në prangat e “bluve”.

“Tentoi të vidhte në një subjekt për transferta parash në Shkozë, duke i kërcënuar punonjësit me një send në dukje armë zjarri (por plastike), por falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, autori u neutralizua dhe u vu në pranga. Sekuestrohet sendi i përdorur gjatë tentativës, i dyshuar si armë zjarri (por plastike). Menjëherë pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte hyrë në ambientet e një subjekti për transferta parash dhe, nën kërcënimin e një sendi që dyshohej se ishte armë zjarri, kishte tentuar të vidhte një shumë parash, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 organizuan punën dhe ndërhynë menjëherë për kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, u bë i mundur neutralizimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit K. Y., 23 vjeç. Gjatë kontrollit të zonës përreth u sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, sendi i përdorur prej tij gjatë ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Materialet proedurale i kaluan Prokurorisë, ndërsa vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. /Telegrafi/