Please enter at least 3 characters.

Pamje spektakolare - ushtari ukrainas përball një tanku rus, e shkatërron nga një distancë shumë e afërt

2023/02/war-1.jpg

Një video e shpërndarë në rrjetin social Twitter shihet një ushtar ukrainas që shkatërron një tank rus.

Siç shihet në pamjet e mëposhtme, ushtari ukrainas i cili gjendet në llogore goditi tankun rus të llojit BMP nga një distancë shumë e afërt, transmeton Telegrafi.

Ushtari e goditi tankun rus me një raketë-hedhëse. Pas një çasti tanku shpërtheu në flakë, duke bërë që ushtari rus të kërcente jashtë.

Megjithatë, nuk dihet se në cilin vend dhe kur u xhiruan këto pamje. /Telegrafi/