Pamje nga arritja e Muriqit në Romë, të hënën pritet t’u nënshtrohet testeve mjekësore te Lazio
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka arritur në Itali, ku pritet t’i bashkohet skuadrës së Lazios.
Në faqen zyrtare të Biancocelestëve u publikuan disa fotografi nga arritja e 26-vjeçarit, ndërsa Tuttomercatoweb e ka publikuar një video nga arritja e tij në Romë.
Futbollisti shqiptar pritet që të hënën t’u nënshtrohet testeve mjekësore dhe më pas do të nënshkruajë kontratë me klubin e tij të ri.
Në momentin e arritjes, ai ka pozuar për fotografët duke mbajtur shallin e klubit të Lazios, ku pritet ta vazhdojë kontratën.
Sipas njoftimeve, klubi italian do të paguajë në total 20 milionë euro (18 milionë për kartonin dhe dy milionë në formë bonusesh).
Kujtojmë që Muriqi u transferua te Fenerbahce në verën e kaluar nga Rizespori për 3.5 milionë euro, ndërsa shënoi 15 gola në 36 paraqitje. /Telegrafi/


