Palapeta të shëndetshme me tërshërë për mëngjes
Një mëngjes i shëndetshëm dhe me vlera ushqyese është çelësi për një ditë të mirë dhe produktive
Kjo është arsyeja se përse çdo shujtë nuk duhet të jetë vetëm e shijshme, por edhe e shëndetshme, transmeton Telegrafi.
Ndërkaq, zgjidhja më e mirë për një mëngjes të shëndetshëm janë palapetat me tërshërë.
Përbërësit:* Një vezë* Një të bardhë të vezës* Tri lugë gjelle tërshërë të mbështjellë* Tri lugë gjelle qumësht* Pluhur të kakaos (nëse dëshironi të bëni palapeta çokollate)Përgatitja:1. Kombinoni të gjithë përbërësit dhe përzieni mirë.2. Palapetat mund t’i gatuani me apo pa vaj. Vendoseni brumin në tigan, mbulojeni me kapak dhe gatuajeni derisa secila anë e palapetës ka marrë ngjyrë kafe.3. Palapetat shërbeni me çfarëdo kombinimi që keni dëshirë. Mund ta shërbeni atë me banane dhe kiwi!/Telegrafi/


