Please enter at least 3 characters.

Pajisje speciale që ndalon zërat dhe zhurmën duke krijuar qetësi (Video)

2016/09/Pajisje-speciale-që-ndalon-zërat-dhe-zhurmën-duke-krijuar-qetësi-foto.jpg

Muzo është një pajisje e zgjuar që krijon një rreth të qetësisë, duke bllokuar çdo zë dhe ushtimë.

Sapo të jetë lëshuar, makina e vogël ndalon të gjitha tingujt e padëshiruar, duke krijuar një ‘flluskë pa zhurmë’, transmeton Telegrafi.

Përdoruesi mund ta vë në tri mënyra të ndryshme, duke e komanduar me telefon.

Forma e parë është ‘qetësia’, që ndalon çdo lloj shqetësimi, pas së cilës është ‘gjumi’ ku lejohen vetëm zërat e qetë për të zbutur pagjumësinë.

Opsioni ‘sekret’ përdoret kur dikush dëshiron të bëjë një bashkëbisedim, pa u dëgjuar nga të tjerët. /Telegrafi/