Please enter at least 3 characters.

Pagë të trefishuar për ta bindur të transferohet, Unitedi merr përgjigje pozitive nga Grealish

2020/03/GettyImages-1206643156.jpg
248:"BIRMINGHAM, ENGLAND - FEBRUARY 16: Jack Grealish of Aston Villa reacts during the Premier League match between Aston Villa and Tottenham Hotspur at Villa Park on February 16, 2020 in Birmingham, United Kingdom. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Jack Grealish është dëshira e madhe e Manchester Unitedit për afatin kalimtar veror.

Mesfushori ofensivë ka shkëlqyer këtë edicion në Ligën Premier me gola e asistime të shumta.

24-vjeçari ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë tetë asistime në 29 ndeshje në të gjitha garat.

The Sun ka raportuar se Djajtë e Kuq kanë marrë përgjigje pozitive nga lojtari.

Jack Grealish. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

United i ka ofruar trefishin e pagës që merr Grealish te Aston Villa për ta bindur atë.

Kampioni i shumëfishtë i Anglisë i ka ofruar 150 mijë funte pagë javore dhe kjo ka bërë që Grealish të pranoj transferimin në Old Traford.

Tani Djajtë e Kuq duhet ta bindin Aston Villan ta lë të lirë lojtarin, me skuadrën angleze që dëshiron të fitojë mbi 50 milionë euro. /Telegrafi/