Pagat në Ministrinë e Drejtësisë do të rriten për 21%, Filkov nënshkroi marrëveshjen kolektive
Ministri i Drejtësisë Igor Filkov, së bashku me Sindikatën e Punonjësve në Administratë, Organet Gjyqësore dhe Shoqatat e Qytetarëve (UPOZ) dhe Sindikatën e Administratës, Administratës Shtetërore dhe Gjyqësorit (SADU), nënshkruan Marrëveshjen Kolektive me anë të së cilës punonjësit administrativë do të marrin një rritje graduale të pagave, e cila do të arrijë në një total prej 21% deri në vitin 2028.
Sipas dinamikës së rënë dakord, rritja do të zbatohet në tre faza:
7% rritje nga 1 marsi 2026;
7% rritje shtesë nga 1 marsi 2027;
7% rritje shtesë nga 1 marsi 2028.
Për punonjësit e Ministrisë së Drejtësisë, kjo do të thotë motivim më i madh, por edhe rritje të përgjegjësisë, efikasitetit dhe profesionalizmit në punën e përditshme, si dhe cilësi më të lartë të shërbimeve për qytetarët./Telegrafi/


