Please enter at least 3 characters.

Padi penale ndaj një 67 vjeçari nga Velesi për shkak të prodhimit të drogave narkotike

2016/01/n-euml-mitrovic-euml-e-v-euml-rmic-euml-kapen-mbi-15-kg-drog-euml_hd.jpg

Sektori për Punë të Brendshme në Veles paraqiti akuza penale kundër një banori 67 vjeçar nga fshati Krajnici, Çashkë për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale "prodhim i paautorizuar dhe shitjen e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve".

"Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe marr rreth 12 kilogram mariuhanë, ndërsa në pronë e të paralajmëruarit të mbjellur me kultura tjera bujqësore janë gjetur 130 rrënjë "kanabis sativa", thuhet në deklaratën e Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë.

Nga Ministria thonë se nga ana e gjyqtares së Gjykatës Themelore në Veles 67 vjeçarit iu është caktuar masa e paraburgimit. /Telegrafi/