Please enter at least 3 characters.

Pacolli: Walker, ndryshoi rrjedhën e historisë

2018/02/unnamed-11-1.jpg

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pritur sot në takim ambasadorin, William Walker.

Ai me këtë rast tha se këshillat e tij miqësore duhet të shërbejnë si udhërrëfyes për të gjithë ne.

“Si ish- ambasador i OSBE-së, Walker, ndryshoi rrjedhën e historisë dhe zhvillimeve në Kosovë. Të gjithëve na kujtohet se fjalët e tij për masakrën çnjerëzore të Reçakut, e cila u bë pikë kthese në sensibilizimin e opinionit dhe akterëve kryesorë ndërkombëtarë për nevojën e intervenimit, në mënyrë që të ndalej gjenocidi dhe spastrimi etnik kundër popullsisë civile”, shkruan Pacolli në Facebook. /Telegrafi/