Please enter at least 3 characters.

Ozil - Inter, në janar është e mundur

2017/10/MAIN-Mesut-Ozil-with-Inter-Milan-badge.jpg

Interi është gati ta vazhdojë me një treg transferimeve të madh edhe gjatë janarit.

Një nga emrat e shumë përfolur është Mesut Ozil i Arsenalit, i cili pëlqehet shumë nga skuadra italiane.

Sipas Mirror, ende ekziston një ndryshim i madh mes ofertë së lojtarit dhe Topçinjve.

Megjithatë klubi anglez nuk dëshiron ta humbas lojtarin me parametra zero dhe kështu janë të gatshëm të rrisin ofertën gjatë janarit.

E gjitha kjo është duke u monitoruar me kujdes nga Interi, të cilët janë të gatshëm të përmbushin dëshirat e gjermanit.

Por, zikaltrit në tavolinë do të kenë edhe një nga lojtarët e tyre, ai që përfolët është Marcelo Brozovic, i cili pëlqehet nga Arsene Wenger.

Ozil u transferuar te Arsenali në sezonin 2013/14 ku në 40 ndeshje shënoi shtatë gola.

Anësori erdhi nga Real Madridi për 50 milionë euro. /Telegrafi/