Oxlade - Chamberlain operohet me sukses
Pasi pësoi një dëmtim në ligamentet e gjurit, reprezentuesi i Anglisë, Alex Oxlade - Chamberlain thotë se operimi pas këtij dëmtimi shkoi mirë.
Mesfsuhori pësoi një dëmtim në ligamente në fillim të gjysmëfinales së parë ndaj Romës në Ligën e Kampionëve.
Anglezi është jashtë një paraqitje për Botëror, por mund të kthehet në kohë për sezonin e ri.
Oxlade - Chamberlain po qëndron optimist pas një operimi në gjurin e tij të lënduar.
"Të shikoj djemt në Romë duke na çuar një hap para ëhtë një gjë e veçantë".
"Operimi në gju ishte i suksesshëm dhe tashmë puna e madhe ka filluar", deklaroi Oxlade.
Ishte pikërisht Ox ai që shënoi një supergol në ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Manchester Cityt duke qenë mjaft krucial për kualifikimin tutje të Liverpoolit. /Telegrafi/


