Overmars mori një bonus prej 1.25 milion euro përpara se të largohej nga Ajax – tani thuhet se duhet t’i kthej këto para
Marc Overmars thuhet se kishte marrë një bonus prej 1.25 milion euro pasi rinovoi kontratën e tij me Ajaxin deri në vitin 2026, para se të linte punën për dërgimin e fotove të papërshtatshme për koleget femra që punonin në klub.
Ish- anësori i Barcelonës u detyrua të largohej nga posti i drejtorit të futbollit të Ajax it pasi u zbulua skandali.
Sipas RTL Nieuës, Overmars tani mund të thirret nga klubi për të kthyer bonusin, duke qenë se ai u nda më shpejt me klubin se sa parashikonte kontrata edhe pse u bashkua si drejtor në vitin 2012.
“Më vjen turp. Javën e kaluar u përballa me raporte për sjelljen time dhe se si kjo ka ndikuar tek të tjerët”.
“Fatkeqësisht, nuk e kuptova që po e kaloja kufirin, por kjo m’u bë e qartë ditëve të fundit”.
“Papritmas ndjeva një presion të madh. Kërkoj falje. Sigurisht që për dikë në pozicionin tim, kjo sjellje është e papranueshme”.
"Por është shumë vonë. Unë nuk shoh asnjë mundësi tjetër veçse të largohem nga Ajax. Kjo gjithashtu ka një ndikim të madh në situatën time private. Kjo është arsyeja pse u kërkoj të gjithëve të më lënë mua dhe familjen time të qetë", kishte thënë Overmas në ueb faqen e klubit.
Menjëherë pasi gazeta Het Parool zbuloi se Overmars i dërgoi një foto të penisit dhe organeve të tij gjenitale një kolegeje të Ajaxit, NRC theksoi se holandezi kishte edhe pseudonime nga stafi i Ajaxit.
I njëjti publikim pretendon se Overmars dërgoi foto të organit të tij gjenital më shumë se një kolegeje. /Telegrafi/


