Please enter at least 3 characters.

Osmani uron Shqipërinë për hapjen e negociatave për antarësim në BE

2024/10/1670321620-Tan2022-12-0610561968_7-750x500-1-e1728990862867.jpg
521:"Tirana, 6. decembra 2022.- Predsednik Srbije Aleksandar Vuèiæ izjavio je po dolasku u Tiranu, gde uèestvuje na Samitu lidera Evropske unije i Zapadnog Balkana, da je uvek bolje biti za stolom, jer, kako je rekao, "kada niste onda ste na meniju". Samit lidera EU Zapadni Balkan poèinje jutros mu Tirani, a prve uèesnike na crvenom tepihu u Kongresnoj palati, kao domaæin doèekuje albanski premijer Edi Rama.Predsednica privremenih prištinskih institucija Vjosa Osmani sa Ramom. FOTO TANJUG/ JADRANKA ILIÆ/ bg
6:"TANJUG

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Shqipërinë për arritjen e një përparimi të rëndësishëm në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ajo theksoi se hapja e kapitujve të anëtarësimit e afron Shqipërinë më shumë me një të ardhme më të ndritur dhe më të begatë për të gjithë qytetarët e saj.

Në një postim në "X", Osmani deklaroi: "Shqipëria, Kosova dhe vendet e tjera demokratike në rajonin tonë duhet të vazhdojnë avancimin në rrugën e BE-së, e cila është thelbësore për të siguruar paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm — jo vetëm për rajonin, por për gjithë Evropën."

Shqipëria ka hapur kapitullin e parë të negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian më 15 tetor.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në konferencën e përbashkët me ministrin hungarez të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Szijjarto, në Luksemburg, e vlerësoi si historik këtë moment. /Telegrafi/