Please enter at least 3 characters.

Osmani takon presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, flasin për thellim të marrëdhënieve mes dy vendeve

2021/03/156738772_1946634638832124_4304698543235341158_o.jpg

U.d e presidentes Vjosa Osmani është duke qëndruar për vizitë në Zvicër. Ajo është pritur sot në takim nga Presidenti i Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Andreas Aebi.

Osmani ka shtruar se prioritetet e institucioneve të ardhshme, menaxhimi i pandemisë e sigurimi i vaksinave, potenciali i jashtëzakonshëm i mërgatës sonë si dhe bashkëpunimi ndër-parlamentar e ekonomik, ishin vetëm disa nga temat që i diskutuam gjatë takimit tonë shumë përmbajtjesor.

Postimi i plotë:Isha e nderuar sot të pritem nga Presidenti i Këshillit Kombëtar të Zvicrës, z.Andreas Aebi, për të diskutuar thellimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës e Zvicrës. Prioritetet e institucioneve të ardhshme, menaxhimi i pandemisë e sigurimi i vaksinave, potenciali i jashtëzakonshëm i mërgatës sonë si dhe bashkëpunimi ndër-parlamentar e ekonomik, ishin vetëm disa nga temat që i diskutuam gjatë takimit tonë shumë përmbajtjesor. Mirënjohje e thellë për mbështetjen e deritanishme nga Zvicra e poashtu optimizëm i thellë për rrugën tonë përpara. /Telegrafi/