Please enter at least 3 characters.

Osmani takohet me Zelenskyn në Moldavi: Askush nuk mund ta pengojë vullnetin e një populli për të qenë i lirë

2023/06/350365076_1323137234966456_3812863195025060234_n.png

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në margjinat e Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Moldavi, është takuar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Osmani ka shpërndarë fotografi nga bashkëbisedimi me Zelenskyn, derisa bëri të ditur se atij i shpreh solidaritetin e popullit të Kosovës.

“Në momentet kur ka rëndësi se ku qëndroni, unë i shpreha Presidentit Zelensky solidaritetin tonë të plotë. Askush nuk e kupton dhimbjen, luftën dhe qëndrueshmërinë e Ukrainës më mirë se populli i Kosovës. Asgjë nuk mund të pengojë vullnetin e një populli për të qenë i lirë”, ka shkruar Osmani në Twitter. /Telegrafi/