Please enter at least 3 characters.

Osmani: Sakrifica e Jasharajve ndërkombëtarizoi çështjen e Kosovës dhe vuri themelet e shtetit

2020/03/2020_03_06_Kryetarja-Osmani-me-rastin-e-Epopesë-së-UÇK-së-bëri-homazhe-në-Prekaz-2-scaled.jpg

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me kryeministrin Albin Kurti dhe komandantin e FSK-së, gjeneralin Rrahman Rama, kanë bërë sot homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, me rastin e 22-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Kryetarja Osmani tha se në Prekaz janë për ta nderuar sakrificën e komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë atyre që luftuan, në mënyrë që qytetarët e Kosovës ta gëzojnë lirinë.“Por më e rëndësishmja është që jo vetëm në këto data por në çdo ditë e në çdo moment, ta përkujtojmë këtë sakrificë, e cila i ka vënë themelet dhe ato, themele jashtëzakonisht të forta të shtetit tonë. Në të njëjtën kohë, ka ndërkombëtarizuar çështjen e Kosovës, duke bërë të ditur para syve të botës demokratike se populli shqiptar ishte një popull i shtypur nga ana e regjimit totalitar serb”, tha  Osmani.Më pas Kryetarja e Kuvendit, zonja Osmani e shoqëruar nga kryeministri Kurti, deputetë, ministra dhe përfaqësues të FSK-së, e kanë vizituar familjen Jashari, ku janë pritur nga vëllai i komandantit legjendar Adem Jashari, Rifat Jashari.​ /Telegrafi/