Please enter at least 3 characters.

Osmani: Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Izraelit historikisht të fuqishme  

2020/12/Vjosa-Osmani-Interviste-foto-Ridvan-Slivova-17-e1617973815817.jpg

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani tha sot se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Izraelit janë historikisht të fuqishme, e të bazuara në solidaritet dhe miqësi.

Osmani në një deklaratë për media thekson se akti i lidhjes së marrëdhënieve diplomatike hapë rrugën për thellimin e bashkëpunimit dypalësh ndërinstitucional si dhe në fusha të tjera të interesit të përbashkët.

“Marrëdhëniet ndërmjet dy popujve tanë kanë qenë historikisht të fuqishme e të bazuara në solidaritet dhe miqësi. Akti i lidhjes së marrëdhënieve diplomatike hapë rrugën për thellimin e bashkëpunimit dypalësh ndërinstitucional si dhe në fusha të tjera të interesit të përbashkët”, thuhet në deklaratën e Osmanit.

Ndryshe, sot në një ceremoni solemne virtuale pritet të firmoset vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit. /Telegrafi/