Please enter at least 3 characters.

Ortiz: Ishte një moment lëshimi që më kushtoi

2018/03/WilderOrtiz-e1520140058892.jpg
238:"NEW YORK, NY - MARCH 03: Deontay Wilder knocks out Luis Ortiz in the tenth round of their WBC Heavyweight Championship fight at Barclays Center on March 3, 2018 in the Brooklyn Borough of New York City. (Photo by Al Bello/Getty Images)
12:"Getty Images

Luis Ortiz është treguar kundërshtar i denjë për Deontay Wilder, mirëpo në raundin e dhjetë pësoi me nokaut teknik, meqenëse nuk u bëri ballë grushteve të kundërshtarit të tij.

Boksieri nga Kuba në një moment dukej se mund ta fitonte duelin, mirëpo amerikani e tejkaloi momentin e krizës dhe doli triumfues në fund.

https://twitter.com/LanceFresh/status/970150083646849024

"Jam mirë, mora një goditje me të djathtën, por jam mirë. Në këtë sport, çdo goditje mund t'i japë fund duelit".

"Ishte vetëm në një moment kur huqa dhe u ndëshkova".

(Foto: Getty Images)

"Dua ta falënderoj Zotin për mundësinë dhe ta uroj Deontay Wilderin. Ishim dy prindër që luftonin për këtë titull", ka thënë Ortiz pas meçit.

Ortiz dhe Wilder kanë një të përbashkët, sepse dy vajzat e tyre vuajnë nga sëmundje të ndryshme.

Pikërisht ato kanë qenë frymëzim për suksesin e dy boksierëve, në përpjekje që t'u ofrojnë fëmijëve të tyre mjekim dhe jetë më të mirë. /Telegrafi/