Please enter at least 3 characters.

Ortaku i Morattit, aksionar i Interit – sulmon drejtuesit e klubit

2016/10/inter-17-e1477948680390.jpg
279:"COMO, ITALY - MARCH 14: (L-R) Michael Bolingbroke, Marco Tronchetti Provera, Massimo Moratti, Erick Thohir and Javier Zanetti toast before a press conference at the club's training ground on March 14, 2016 in Como, Italy. (Photo by Marco Luzzani - Inter/Inter via Getty Images)
22:"Inter via Getty Images

Shefi i Pirellit, Marco Tronchetti Provera ka mbrojtur Frank de Boer, ndërsa ka ‘sulmuar’ pronarët e Interit, të cilët nuk janë ‘afër’ klubit.

De Boer është thënë të jetë nën presion ekstrem, pasi Inter pësoi humbjen e pestë në 11 ndeshje në Serie të dielën kundër Sampdorias, por sponsori kryesor i  Nerazzurrëve këmbëngul se problemet e klubit rrjedhin nga largësia e Suning Group dhe Erick Thohir.

“Edhe një trajner i jashtëzakonshëm pa klubin e tij pas, do të dështojë për të arritur gjëra të mëdha”, ka thënë Provera për Gr Parlamento, përcjell Telegrafi.

“Një klub futbolli nuk mund të drejtohet nga Xhakarta, Pekini apo Nanjing. Inter ka fituar 15 trofe në gjashtë vjet për shkak të faktit se pronarët ishin të pranishëm”.

“Në përgjithësi në futboll, formula e vetme fituese është pronësia e pasionuar që është pranë ekipit: ashtu si Berlusconi dhe Milani apo Agnelli dhe Juventus”, përfundoi shefi i Pirellit. /Telegrafi/