Please enter at least 3 characters.

​Orlando uron LVV-në: Presim formimin e Qeverisë në kohë dhe zgjedhjen e Presidentit

2020/06/ambasadori-i-Italise-Nicola-Orlando-foto-Ridvan-Slivova-1-e1611242064621.jpg

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje për rezultatin e arritur në zgjedhjet e së dielës dhe popullin e Kosovës për procesin e suksesshëm zgjedhor.

Orlando në një postim në Twitter thotë se presin formimin e Qeverisë në kohë dhe zgjedhjen e Presidentit.

Ky është statusi i tij:

Populli foli! Sipas rezultateve paraprake, uroj Lëvizjen VETËVENDOSJE!, Albin Kurtin, Vjosa Osmanin dhe popullin e Kosovës për procesin e suksesshëm zgjedhor. Secili fiton kur demokracia lulëzon!

Presim formimin e Qeverisë në kohë dhe zgjedhjen e Presidentit!