Please enter at least 3 characters.

Orlando Magic shkakton befasi në udhëtim te Phoenix, Clippers triumfojnë ndaj Warriors

2024/11/Phoenix-Suns.jpg
220:"Nov 18, 2024; Phoenix, Arizona, USA; Phoenix Suns guard Devin Booker (1) drives on Orlando Magic guard Jalen Suggs (4) during the first half of an NBA game at Footprint Center. Mandatory Credit: Rick Scuteri-Imagn Images
25:"Rick Scuteri-Imagn Images

Janë zhvilluar ndeshjet e radhës në elitën e basketbollit amerikan NBA, ku nuk kanë munguar befasitë.

Orlando Magic është përkujdesur për befasinë e mbrëmjes, teksa ka triumfuar në udhëtim te Phoenix Suns me 10 pikë diferencë 99:109.

Magic ishte rivali më i mirë gjatë gjithë ecurisë së takimit dhe në fund arriti me meritë morën fitoren e nëntë këtë edicion.

Ylli gjerman Franz Wagner i udhëhoqi ata drejt fitores me 32 pikë, tetë asistime dhe pesë kërcime, ndërsa Black shtoi 20 të tjera me nëntë asistime dhe katër kërcime.

Bitadze e përfundoi ndeshjen me 17 pikë dhe dhjetë kërcime, ndërsa dyshifror ishte edhe Suggs me 12 pikë dhe dy kërcime.

Për Suns, Jones ishte më i miri me 18 pikë, tetë asistime dhe dy kërcime, ndërsa Allen dhe Booker shtuan nga 17 pikë, dhe Ighodaro e përfundoi ndeshjen me 12 pikë, shtatë kërcime dhe dy asistime.

Okogie ishte gjithashtu dyshifror me 11 pikë, pesë kërcime dhe dy asistime.

Rezultatet:

Detroit - Chicago 112:122

Miami - Philadelphia 76ers 106:89

New York - Washington  134:106

Toronto - Indiana 130:119

Milwaukee - Houston 101:100

Phoenix - Orlando 99:109

Sacramento - Atlanta 108:109

LA Clippers - Golden State 102:99