Please enter at least 3 characters.

Oriola Marashi vë në plan të parë hiret e saj

2019/07/52696300_123693888739917_8716682082897904258_n-e1563430363807.jpg

Modelja, e cila së fundmi i është bashkuar kompanisë botërore të modës, po vazhdon të tërheq vëmendje me postimet e saj.

Fjala është për Oriola Marashin, ku javë më parë bëri të ditur se i është bashkuar brendit botëror "Guest", teksa pjesën më të madhe është në Amerikë.

Megjithatë, ajo momentalisht është duke i shijuar disa ditë të mira pushimi në Shqipëri, ku nuk mungon as në rrjetet sociale.

E njëjta është shfaqur tejet atraktive në paraqitjen e fundit dhe në plan të parë ka vënë fizikun e saj joshës.

Në bikinit e bardha dhe flokët e lëshuara, ajo duket tejet në formë, linjat e së cilës janë për t'u pasur zili.

Ndërkohë, ajo ka njoftuar fansat se do hyjë edhe në muzikë, por deri më tani asgjë nuk ka publikuar. /Telegrafi/