Please enter at least 3 characters.

Opozita vazhdon kritikat ndaj qeverisë për rrezikim të aleancës me ShBA-në

2024/02/kosova-shba-getty-images-1.jpeg
539:"PRISTINA, KOSOVO - June 30, 2020: Kosovo and American flags wave in city center on June 29, 2020 in Pristina, Kosovo. President Hashim Thaci, who was the former political leader of the Kosovo Liberation Army (KLA), has denied allegations from a Hague-based prosecutor that he committed war crimes during the 1998-99 conflict with Serb forces. Thaci's indictment led to the postponement of a White House meeting between the leaders of Kosovo and Serbia, which refuses to recognize Kosovo's independence. (Photo by Ferdi Limani/Getty Images)
12:"Getty Images

Partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës kanë vazhduar kritikat ndaj qeverisë për rrezikim të aleancave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

Sipas Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ekzekutivi ka dështuar në menaxhimin e duhur të vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për rregulloren e re, ku ndalohet përdorimi i dinarit serb.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, tha se vendimi për ndalimin e dinarit serb është kushtetues, por duhet të ketë koordinim me aleatët ndërkombëtarë për zbatimin e tij.

“Kemi kërkuar që për procese të cilat janë të rëndësishme edhe për çështjen e dinarit, natyrisht që është një vendim kushtetues, këtë e kemi thënë disa herë. Por të ketë koordinim me partnerët tanë, mos të ketë tensione dhe të ketë një bashkërendim të agjendës sonë. Ne kemi shënuar ditë më parë përvjetorin e pavarësisë së Kosovës, s’ka pasur asnjëherë përvjetor më të zbehtë".

"Kosova ka shënuar këtë përvjetor të pavarësisë pa miqtë të rëndësishëm, pa aleatë dhe ata që e kanë ndihmuar Kosovën në rrugëtimin e saj që nga bërja shtet dhe konsolidim. Kemi kërkuar tash e sa kohë, në kohën kur Kosova është nën sanksione dhe kur Kosova çdo ditë e më shumë po i cenon aleancat me partnerët, vetëm të ketë koordinim dhe qartësi në rrugëtimin tonë euro-atlantik”, tha ajo.

Më kritik u shfaq shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili tha se marrëdhëniet e Kosovës me Unionin Evropian dhe ShBA-në kurrë s’kanë qenë më keq.

“Nuk është problemi që janë rreziku. Problemi është që marrëdhëniet e Kosovës me unionin evropian dhe ShBA-në kurrë s’kanë qenë më keq. Kjo është një temë që dihet botërisht. Kosova është nën sanksione, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës e trajtojnë Kosovën jo si partnere si përpara, por si palë e diskutimit”, shtoi ai.

Këto komente ata i bënë pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, e cila dështoi për shkak të mungesës së kuorumit. Megjithatë, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka caktuar të enjten seancën plenare, me pika të papërfunduara nga seancat e kaluara.

Edhe sa i përket punës së Kuvendit, opozita u shpreh kritike ndaj mazhorancës, ku sipas tyre puna në legjislativ ka degraduar plotësisht, shkruan KP.

“Çfarë po shohim tash e një kohë të gjatë është se ka një degradim të punës së Kuvendit. Janë diku 50 pika që presin që të shqyrtohen në Kuvendin e Kosovë, ndërkohë ne kemi zvarritje të agjendës legjislative për shkak të pafuqisë dhe degradimit të institucionit”, tha deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra.

Ndërkaq, shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se mazhoranca ka një papërgjegjësi totale në Kuvend.

“Na kanë mbledhur 62 pika të rendit të ditës dhe Kuvendi vazhdon punën me avazin e vet. Kjo është një papërgjegjësi totale”, theksoi ai.

Derisa potencoi se kanë mbledhur nënshkrimet për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme, javën e ardhshme sa i përket sigurimeve shëndetësore.