Please enter at least 3 characters.

Opozita maqedonase kritikon qeverinë për Kosovën

2016/01/f.0529125844701_m.jpg

U spekulua se partia shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim e Ali Ahmetit, mund ta braktiste koalicionin me VMRO-DPMNE-në.

Reagimet nga opozita dhe partitë në pushtet ishin të ndryshme. Partitë pjesëmarrëse në koalicionin qeverisës kanë shprehur keqardhje që dy presidentët nuk u takuan.

Partia kryesore, VMRO-DPMNE ka shfaqur shpresë që takimi të zhvillohet së shpejti.

“Shpresojmë se një takim do të zhvillohet në të ardhmen sepse Kosova dhe Maqedonia janë vende partnere dhe mike dhe duhet zhvillojnë marrëdhëniet mes tyre”, tha Ilija Dimovski.

Por opozita jo vetëm shqiptare, por dhe ajo maqedonase, është tejet kritike. Vllado Buçkovski i LSDM-së tha se sjellje të tilla vënë në dyshim marrëdhëniet fqinjësore.

“Diçka nuk shkon në marrëdhëniet jo vetëm mes presidentëve Ivanov dhe Sejdiu, por edhe mes Maqedonisë dhe Kosovës", tha ai. "Kanë kaluar më shumë gjashtë muaj që kemi njohur Kosovën, ndërkohë ende nuk kemi vendosur marrëdhënie diplomatike”.

Presidenti Sejdiu shkaktoi reagime edhe para disa javësh kur nuk u ftua në ceremoninë e inaugurimit të homologut të tij.

Nga kabineti i presidentit të Maqedonisë thanë se protokolli për presidentin Sejdiu nuk ishte i ndryshëm nga ai i presidentëve të rajonit gjatë ceremonisë së inaugurimit.

Megjithatë, nuk konfirmuan nëse ftesa ishte për një takim zyrtar apo për një takim pune, që konsiderohet nga diplomacia zyrtare, si vizitë në nivel më të ulët. /BBC/