Please enter at least 3 characters.

OG janë eliminuar nga turneu i CSGO - ESL Pro League

2023/03/ogneofrag-scaled.jpg

Ekipi OG janë eliminuar nga ESL Pro League pas humbjes ndaj ekipit NIP.

Ndeshja ndërmjet OG dhe NIP ishte vendimtare sa i përket grupit C në turneun ESL Pro League.

Ku fitues doli ekipi NIP me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa, për ta përfunduar garën për ekipin OG.

Rezultatet e grupit C ishin përplot befasi, pasi nuk ishte aspak e pritshme që për në fazën e Play-Off të kualifikohej ekipi paiN.

Tani NIP e pret në ndeshjen vendimtare fituesin e ndeshjes Grayhound – 00Nation.

Gjithashtu nesër do të zhvillohet ndeshja vendimtare për ekipin që siguron direkt çerekfinalen, mes Vitality dhe FaZe. /Telegrafi/