Please enter at least 3 characters.

Ofron 5 mijë euro për tërheqje deklaratash në prokurori

2017/01/unnamed-1-17.jpg

Është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti ka bërë marrëveshje duke iu premtuar para në vlerë 5000 euro dy viktimave femra , me qëllim që të njëjtat të tërhiqnin deklaratat e tyre nga një rast që është duke u hetuar nga Prokuroria.

Siç njofton policia, ngjarja ka ndodhur në fshatin Sadovinë e Jerlive të Vitisë , dy ditë më parë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.