Please enter at least 3 characters.

Odriozola mungon në stërvitjen e Real Madridit, thuhet se do të kalojë te Bayern Munich

2020/01/15796036902895.jpg

Alvaro Odriozola ishte mungesa kryesore në seancën stërvitore të Real Madridit të martën në mëngjes, pasi lojtari me shumë gjasë do të largohet nga klubi. Mbrojtësi i djathtë bask nuk ka luajtur shumë për Los Blancos këtë sezon dhe kjo situatë nuk i pëlqen aspak. Për këtë ai është afër largimit nga Real Madridi si huazim, gjë që e shpjegon mungesën e tij në stërvitjen e së martës.

Odriozola është në negociata me Bayern Munich, pasi këta të fundit e duan një mbrojtës të djathtë.

Sipas mediave gjermane lojtari do të udhëtojë sot drejt Munichut, për të mbyllur marrëveshjen. /Telegrafi/