Please enter at least 3 characters.

Oda e Afarizmit dhe Komuna e Prishtinës me marrëveshje për lehtësira ndaj bizneseve

2019/01/oak_kp.jpg

Oda e Afarizmit të Kosovës ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Komunën e Prishtinës, me që rast u theksua se me anë të kësaj do të krijohen lehtësira për bizneset në kryeqytet.

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, u shpreh se ky memorandum bashkëpunimi do t’i shërbejë mjaft shumë bizneseve, pasi do të krijohet një klimë më e mirë e të bërit biznes.

Pacolli theksoi se komuna e Prishtinës e ka prioritet zhvillimin ekonomik dhe do t’i mbështesë vazhdimisht bizneset.

“Pa pasur një klimë të mirë të biznesit nuk mund të ketë një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik”, tha ai.

Ndërsa, nënkryetari i Odës së Afarizmit të Kosovës, Arsim Selmonmusaj, u shpreh se ky memorandum do të shërbejë që të ketë një qasje më të lehtë dhe një shërbim më të mirë për gjitha bizneset në Prishtinë.

“Shpresoj që tash e tutje të kemi një qasje dhe lehtësira më të mëdha për bizneset në Prishtinë”, deklaroi Selonmusaj. /KP /Telegrafi/