Please enter at least 3 characters.

OBSH paralajmëron për një valë të re të COVID-19 në Evropë

2021/07/Kluge.jpg
275:"20101108 - GENK, BELGIUM : Hans Kluge (Acting Director, Division of Health Systems and Public Health, WHO-Europe) pictured at the Regions for health network conference, on the first of the two-days event, Monday 08 November 2010, in C-Mine in Genk. BELGA PHOTO YORICK JANSENS

Kreu i OBSH-së në Evropë, Hans Kluge, ka bërë paralajmërime “për një valë të re të coronavirusit në Evropë, në rast se nuk qëndrojmë të disiplinuar”.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, ai ka përmendur përhapjen e variantit Delta, si dhe rritje të udhtimeve, po ashtu edhe lehtësimin e masave kufizuese.

Portugalia regjistroi gjatë ditës së djeshme, numrin e saj më të lartë të infeksioneve ditore që nga muaji shkurt.

Rritje të rasteve po ashtu ka raportuar edhe Mbretëria e Bashkuar, derisa bëhet e ditur se të mërkurën regjistroi 26 mijë raste të reja, dhe vlerësohet të jetë shifra më e lartë që nga 29 janari.

Në anën tjetër, Rusia po lufton për t’u përballur me numrin rekord të viktimave si pasojë e COVID-19; vetëm sot, vendi raportui 672 të vdekur. /Telegrafi/