Obama prin me 7 për qind ndaj McCainit
31/07/2008
Senatori nga Illinoisi gëzon përkrahjen e 51 për qind të qytetarëve, kurse McCain 44 për qind. Obama para një muaji kishte përkrahjen e 50 për qind të të anketuarve, kurse McCain 45 për qind.
Obama konsiderohet se është kandidat më i mirë për zgjidhjen e problemeve ekonomike dhe problemeve të tjera sociale me të cilat janë të preokupuara amerikanët. Ndërkaq McCain konsiderohet më i mirë për zgjidhjen e problemeve të terrorizmit, imigracionin ilegal, luftërat në Irak dhe Afganistan dhe krizat aktuale në Lindje të Mesme dhe në Iran.


