Please enter at least 3 characters.

Nxirret nga rrënojat e tërmetit në Shqipëri edhe një tjetër trup i pajetë, shkon në 42 numri i viktimave

2019/11/shqiperi-2-2.png

Dy ditë pas tërmetit ekipet e kërkim shpëtimit kanë nxjerrë nga rrënojat e hotelit "Miamare" trupin e pajetë të Sotiraq Mishajt.

Trupi i pajetë u transportua me ambulancë për në morg.

Në këtë rast, situata ka qenë dramatike, pasi një familjari i tij ka humbur ndjenjat.

"Në Thumanë dhe Durrës prej orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme dhe deri në orën 12.40 janë nxjerrë nga rrënojat 10 shtetas të pajetë", raporton Policia e Shtetit.

Për momentin operacioni përfundoi, por do të bëhen verifikimet nëse ka apo jo persona të tjerë dhe më pas do merret një vendim.

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë bën me dije se trupi i nxjerrë pak më parë çon në 42 numrin e viktimave.. /Ora News/