Please enter at least 3 characters.

Numër rekord turistësh në Ohër për festën e Ilindenit

2016/08/Turist-në-Ohër.jpg

Republika e Maqedonisë sot po i shënon dy Ilindenët – 113 vjetori i Kryengritjes së Ilindenit dhe 71 vjetori i Mbledhjes së parë e KAÇKM-së, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Për këtë në Maqedoni përveç festës ka pasur edhe rritje të numrit të turistëve në liqenin e Ohrit, pra në qytetin e Strugës dhe në qytetin e Ohrit.

Rritja e numrit të turistëve vjen si shkak të fundjavës së vazhduar, si shkak i festimeve për ditën nacional-çlirimtare ''Ilinden'', atraksioneve dhe koncerteve që mbahen në Ohër dhe dëshira e qytetarëve që të përdorin liqenin si vend flladi duke pasur parasysh edhe të nxehtin e madh që arrin temperaturat deri në 39 gradë celsius.

Përndryshe, mbrëmë në Ohër koncert ka pasur Nicky Romero dhe Lost Frequencies të cilët u mbajtën në stadiumin e qytetetit ''Biljanini Izvori'' nën organizim të Avalon Production, me moton ''Ohrid Calling''. Telegrafi Maqedoni ishte partner medial i këtij koncerti.

Në qytet janë vërejtur turistë nga Holanda, Finlanda, Belgjika, Polonia, Sërbija, Kina, Japonia, Shqipëria, Angli dhe Izraeli./Telegrafi/