Please enter at least 3 characters.

Numër rekord të të moshuarve të regjistruar nëpër shkolla si fillestar

2017/05/Te-moshuarit-në-klasë.jpg

Përveç regjistrimit të fëmijëve për të mësuar nëpër shkollat fillore për klasën e parë, në Maqedoni është rritur edhe interesimi për regjistrim edhe nga të moshuarit mbi 25 vjet, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Regjistri i shkollës fillore speciale për nxënës të rritur ''Makarenko'' tregon se këtë vit janë regjistruar gjithësejt 100 nxënës fillorist të moshës mbi 25 vjet.

Ky është rekord në vete se vitet e kaluara ka pasur dukshëm numër më të vogël të të regjistruarve.

Nga drejtoria dhe nga MASH thonë se promovimi i këtij projekti ka rritur interesimin që këto qytetarë të mësojnë më shumë. /Telegrafi/