Please enter at least 3 characters.

Nuk përmbahet McGregor, hyn në ‘tetëkëndësh’ për ta uruar shokun e tij (Foto/Video)

2016/11/mcgregor-e1479603269147.jpg

Conor McGregor mori gjithë vëmendjen në përballjen e UFC (‘UFC Fight Night 99’) në Belfast, kur hyri në ‘tetëkëndësh’ për ta uruar shokun e tij për fitore.

Kampioni në dy kategori të UFC ishte në publik për ta përcjellë mikun e tij, Artem Lobov, në triumfin epik kundër Teruto Ishiharas.

McGregor nuk mundi të përmbahej nga gëzimi.

Arritja e McGregor në SSE Arena e çoi në ekstazë publikun, ndërsa ai nuk mundi t’i mbante emocionet kur shoku i tij fitoi një duel të vështirë.

E gjithë vëmendja ishte tek ai.

28-vjeçari gjatë gjithë kohës e përkrahu rusin, i cili në fund doli fitues nga kundërshtarit të tij japonez. /Telegrafi/

Mbështetja e tij u shpagua.