Please enter at least 3 characters.

Nuk ndihmohet pacienti me sulm në tru, personeli mjekësor shijon kafen në korridor (Video)

2016/06/Sulmi-në-tru.jpg

Një djal i ri i cili për 13 ditë ka qenë në gjendje kome në Klinikën Neurologjike pranë Spitalit të Shkupit, sot ka pësuar sulm në tru por atë nuk e ka ndihmuar personeli mjekësor, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në video shihet qytetari që e kritikon personelin mjekësor që nuk i ndihmon pacientit me sulm në tru duke ju thënë ''Unë ju solla pacientin i cili ka sulm në tru dhe ju nuk i ndihmoni''

Në video gjithashtu shihet se si motrat medicinale dhe mjekët i përgjigjen ''Po, po se kështu është sistemi i shëndetësisë në shtet'', thuhet mes tjerash në video./Telegrafi/