Nuk mund të mungonin edhe anët komike të paradës së Liverpoolit - Klopp për pak sa nuk u rrëzua nga autobusi
259:"LIVERPOOL, ENGLAND - JUNE 02: Liverpool's Curtis Jones (C) and Jurgen Klopp (R) on board a parade bus after winning the UEFA Champions League final against Tottenham Hotspur in Madrid on June 2, 2019 in Liverpool, England. (Photo by Nigel Roddis/Getty Images)
Jurgen Klopp (Foto: Nigel Roddis/Getty Images/Guliver)
12:"Getty Images
02/06/2019
Jurgen Klopp nuk është një trajner i zakonshëm. Ai është nga ata njerëz, me të cilët çdokush pëlqen të festojë.
Dhe pasi e kreu punën në mënyrën më të mirë të mundshme duke e fituar garën më të madhe për klube, Liverpooli doli për të festuar nëpër rrugët e qytetit, ndërsa strategu gjerman nuk mund të mungonte në këtë festë.
I ulur në fund dhe me një birrë në dorë, 51-vjeçari ishte në atmosferë festive, lëvizte vazhdimisht dhe ishte vetëm i qeshur.
Ndërsa nuk kanë munguar edhe momentet qesharake në gjithë këtë - ai për pak sa nuk u rrëzua në një çast kur autobusi u nis dhe u ndal përnjëherë.
Trajneri arriti për pak sekonda ta kthente baraspeshën dhe të vazhdonte paradën, të cilën e kanë pritur afro 500.000 tifozë. /Telegrafi/


